Eliot Engel: Gjykata Speciale duket se vepron si gjykatë etnike

Pasi konfirmoi padinë kundër Hashim Thaçit dhe disa ish-luftëtarëve të UÇK-së, kreu i Komitetit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel, tha se Thaçi tregoi respekt për sundimin e ligjit duke dhënë dorëheqjen nga presidenca dhe shtoi se Kongresi do të monitoronte nga afër punën e Gjykatës Speciale për të siguruar sundimi i ligjit dhe të drejtat e të akuzuarit në çdo rast.

Ai shprehu shqetësim rreth mandatit të Gjykatës Speciale, sipas tij, statuti në të cilin bazohet nuk e kufizon gjykimin vetëm për shqiptarët.

"Për fat të keq, duket se vepron si një gjykatë etnike - duke ndjekur penalisht vetëm shqiptarët për krimet e kryera," tha Engel.

Ai foli gjithashtu për vrasjen e vëllezërve Bytyci, duke thënë se "drejtësia nuk është vendosur edhe pse autorët janë identifikuar dhe jetojnë në Serbi".

Engel u bëri thirrje Departamentit të Shtetit të SH.B.A.-së dhe Departamentit të Drejtësisë për të verifikuar punën e Gjykatës Speciale për të siguruar që ajo të mos synojë njerëzit vetëm në bazë të përkatësisë së tyre etnike dhe për të ndaluar bashkëpunimin ose mbështetjen e SH.B.A.-së për Gjykatën, nëse provohet ta bëjë këtë.

Në reagimin e tij zoti Engel thotë se e kupton që “qeveria e Serbisë dhe zyrtarët ushtarakë të cilët ishin të përfshirë në gjenocid janë shumë larg mundësive të Gjykatës së Posaçme. Por kjo nuk e çliron atë nga detyrimet e veta për të ndjekur kryesit sipas ligjit, edhe në mungesë. Rrjedhimisht, i bëj thirrje departamentit amerikan të shtetit dhe departamentit të drejtësisë për të analizuar punën e gjykatës së posaçme dhe të sigurohen që nuk po shënjestërohen njerëz në bazë të etnisë së tyre si dhe të ndalojë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe bashkëpunimin e tyre me gjykatën nëse ka gjetje se e njëjta e ka bërë një gjë të tillë”, thuhet në reagimin e zotit Engel. Burimi RTK.