Aleati i Trump dhuron 500,000 dollarë, financim për proceset gjyqësore të fushatës

Senatori republikan Lindsey Graham, një aleat i ngushtë i Donald Trump, ka premtuar të dhurojë 500,000 dollarë për të ndihmuar financimin e proceseve gjyqësore të fushatës Trump.

"Akuzat e keqbërjes janë shkatërruese,"i tha Graham, i cili u rizgjodh në Karolinën e Jugut, për Sean Hannity në një intervistë me Fox Neës, pa dhënë asnjë detaj.

"Unë jam këtu sonte për të qëndruar me Presidentin Trump – siç ai qëndroi me mua,  ai është arsyeja që ne do të kemi një shumicë në Senat," tha ai.

Paratë e dhuruara për ekipin ligjor të Trump do të vijnë nga vetë fondet e fushatës së Graham, raporton Associated Press.

Trump, i cili ka ngritur një breshëri procesesh gjyqësore duke pretenduar parregullsi dhe mungesë transparence në disa shtete, ka thënë se ai është i përgatitur për të çuar zgjedhjet në Gjykatën e Lartë dhe fushata e tij po kërkon nga donatorët republikanë për të ndihmuar në financimin e sfidave ligjore.

Rivali demokrat Joe Biden po përgatitet gjithashtu për beteja në gjykata.

Menaxheri i fushatës së Biden, Jen O'Malley Dillon, ka filluar një përpjekje për mbledhjen e fondeve, duke dërguar një email tek mbështetësit: "Unë po vij te ju për t'ju kërkuar të merrni $ 25 në fondin e sapo-formuar Biden Fight Fund."

Zv.kandidatja e Biden, Kamala Harris, më herët shkroi në Tëitter duke kërkuar që mbështetësit të kontribuojnë me 5 dollarë për të ndihmuar në pagimin e çështjeve gjyqësore që mund të "shtrihen me javë të tëra".