Kledi Bahiti tregon për herë të parë si u njoh me partneren

Kompozitori i njohur Kledi Bahiti, i ftuar në emisionin “Rudina” së bashku me partneren e tij, moderatoren sportive, Pejana Elezi, kanë rrëfyer se si nisi historia e tyre të dashurisë e deri tek ardhja në jetë e bebit.

Kledi tregoi se gjithçka ka nisur nga një "follow" në Instagram dhe më pas gjithçka ka rrjedhur shumë natyrshëm.

Kujtojmë se sot dyshja janë prindër të një djali të quajtur Gred, i cili erdhi në jetë vetëm pak muaj më parë.

Kledi dhe Pejana treguan se kanë vetëm 1 vit e gjysmë bashkë, por koha nuk ka qenë kurrë një problem mes tyre sepse që prej momentit që u dashuruan e kuptuan se do të ishin gjithmonë bashkë.