Moti sot, e premte 6 nëntor 2020

Ditën e rremte rikthehet moti i kthjellët dhe orët me diell përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në pjesën më të madhe të territorit .

Zona e verilindjes mbetet me mot me vranësira mesatare deri të dendura. Këto vranësira do të gjenerojnë reshje shiu të dobta dhe të izoluara në relievet e larta malore të kësaj zone.