Europa League/ Arsenal 'blindon' vendin e parë, 'topçinjtë' fitojnë me përmbysje ndaj Molde-s

Arsenal ka fituar me rezultatin e thellë 4-1 ndaj Moldes, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Europa League.

Fillimisht ishin norvegjezët që kaluan në avantazh në minutën e 22-të, me anë të Martin Ellingsen.  Molde do të shënonte edhe dy herë të tjera, por në portën e saj. Autogolat e Kristoffer Haugen (45+1) dhe Sheriff Sinyan (62) i dhanë avantazhin “Topçinjëve të Londrës”. Dy golat e tjerë për skuadrën e Arsenal u realizuan nga Nicolas Pepe (69) dhe Joseph Ëillock (88).

Me këtë triumf ekipi i Mikel Artetas mban vendin e parë në Grupin B me pikë të plota pas tre ndeshjeve, ndërsa Molde mban vendin e dytë në kuotën e 6 pikëve.

Ja të gjitha rezultatet e ndeshjeve të ditës së enjte në Europa League:

Kujtojmë që ndeshja mes Villarreal dhe Maccabi Tel Aviv ka nisur me vonesë, për shkak të shiut të rrëmbyeshëm që pushtojë fushën. Rezultati në këto momente është 1-0, në favor të skuadrës spanjolle.