Real Madridi heq dorë nga transferimi i David Alabas, zbulohet arsyeja!

Real Madridit heq dorë nga transferimi i yllit të Bayern Munichut, David Alaba.

Sipas “Diario AS”, madrilenët nuk dëshirojnë t’i plotësojnë kërkesat financiare mbrojtësit austriak i cili ka një kontratë me Bayernin deri në vitin 2021.

28-vjeçari gjithashtu i është ofruar edhe Barcelonës, skuadër e cila ende s’ka kthyer përgjigje sepse nuk dihet se kush do jetë presidenti i radhës dhe nëse lojtari do jetë pjesë e projektit të tij.

Alaba për gjigantin gjerman ka zhvilluar rreth 400 paraqitje, derisa debutoi në vitin 2009.