VIDEO/ Shi i rrëmbyeshëm në Spanjë, shtyhet ndeshja Villarreal - Maccabi Tel Aviv

Një stuhi me pazakontë me reshje të dendura shiu ka përfshirë qytetin e Villarreal. Në videot e publikuara në rrjetet sociale shihet përmbytja e fushës së stadiumit “Estadio de la Ceramica”.

Si pasojë është shtyrë ndeshja midis Villarreal dhe Maccabi Tel Aviv, e vlefshme për fazën e grupeve në Europa League.

Ndeshja ishte përcaktuar të luhej në orën 21:00, po për shkak se stadiumi ishte përmbytur nga uji, nisja e sfidës u shty për në një moment tjetër.