Konjufca: Do shkojmë në zgjedhje, Kushtetuesja do rrëzojë...

Nënkryetari i VV, Glauk Konjufca, komentoi në Çim Peka LIVE marrjen e detyrës së presidentes nga Vjosa Osmani.

Ai tha se nuk ka asnjë problem ligjor që Osmani po ushtron këtë detyrë.

Moderatori Çim Peka tha se arsyetimi ligjor është që Osmani ushtron detyrën e presidentit kur ai largohet përkohësisht, jo kur jep dorëheqjen.

“Nuk ka kurrfarë kundërthënie në ushtrimin e detyrës nga zonja Osmani. Ajo është e parashikuar në Kushtetutë dhe ligje.

Por tani ndodhemi në një situatë të vështirë politike, e cila ka nevojë për legjitimitet të plotë të institucioneve tona, duke filluar nga qeveria.

Ne kemi një qeveri, e cila në kohën kur po na ndodhin të gjitha këto, duke filluar nga skandali i cenimit të thesarit të shtetit, po ballafaqohet me një qeveri legjitime.

Asaj i mungon edhe legjitimiteti bazik dhe do marrë një goditje nga Gjykata Kushtetuese.

Gjasat janë shumë të mëdha që Kushtetuesja të godasë mënyrën se si është votuar kjo qeveri,” tha ai, duke shtuar se vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.