Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë në Kroaci

Laura Fazliu është nënkampione e Europës U21 në xhudo.

Xhudistja kosovare fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Fazliu në finale u mposht nga çekja Renata Zachova. Sot garoi edhe Arbër Kullashi (-81 kg), i cili arriti dy fitore, që vlerësohet sukses për të.