Kaos me stadiumet, ja ku do e luaj Tirana ndeshjen ndaj Teutës

Tirana-Teuta do të luhet në Pogradec. Në pamundësi për t’u luajtur në stadiumet e kryeqytetit apo në Elbasan, drejtuesit e klubit bardheblu kanë vendosur që t’i presin “Djemtë e Detit” në “Gjorgji Kyçyku”, buzë liqenit të Ohrit.

Kjo sfidë, sikurse gjitha të tjerat e javës e dytë, do të luhet pa praninë e tifozëve. Tirana nuk e ka parë të arsyeshme ta zhvillojë takimin në “Niko Dovana, ku ekipi vendës do të ishte shumë më komod.