Argjentinë, Maradona: mjekët të mahnitur nga aftësitë e tij të rimëkëmbjes
Mjekët që kanë kuruar Diego Maradonën pas ndërhyrjes kirugjikale në tru, janë mahnitur nga shpejtësia e tij e rikuperimit.
Kirugët nga një klinikë private në Buenos Aires kaluan 80 minuta duke hequr mpiksjen të martën në mbrëmje.
'Sapo e kam parë ai ishte në një humor të shkëlyqeshëm. Ne jemi të habitur se si po shërohet’ është shprehur mjeku i tij personal Leopoldo Luque.
"Ne duhet të jemi të kujdesshëm sepse jemi akoma në periudhën post-operative - paralajmëroi ai duke folur para gazetarëve - Por është e qartë se ai nuk ka komplikime neurologjike. Ka parametra të tjerë që ne jemi duke pritur për të vlerësuar sepse është ende shumë herët. Por shërimi është i shkëlqyeshëm" komentet ndezën duartrokitje dhe brohoritje të forta nga mbështetësit e Maradonës të cilët presin lajme jashtë klinikës.
Kujtojmë që 'Pibe de Oro' ka vuajtur nga probleme shëndetësore.
Ai i mbijetoi dy sulmeve në zemër, gjithashtu u sëmur me hepatit dhe iu nënshtrua një operacioni bajpas gastrik.
Për këto arsye konsiderohet të jetë në rrezik të lartë në lidhje me pandeminë e koronavirusit , e cila ka goditur rëndë Argjentinën.
Disa herë gjatë tetë muajve të fundit ai ka qenë në izolim dhe u detyrua të qëndronte në shtëpi javën e kaluar pasi një truprojë tregoi simptoma të Covid , edhe pse më vonë ai doli negativ.
Vajza e tij Dalmaai tha se e vizitoi atë pas operacionit por nuk dha detaje të mëtejshme mbi gjendjen e tij.
"Unë thjesht dua të falënderoj të gjithë për demonstrimet e vazhdueshme të dashurisë për babanë tim, për motrën time dhe për mua, falënderoj të gjithë ata që u lutën për të," shkroi ai në Twitter.