FOTO/ Ish-mbrojtësi i Juventusit ofendon Ronaldon: Është injorant

Ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Torinos, Pasquale Bruno, ka kritikuar ashpër yllin portugez Cristiano Ronaldon gjatë transmetimit të emisionit të njohur sportiv italian “Tiki-Taka”:

“Ronaldo është një injorant, flet spanjisht ndonëse ka dy vite në Itali dhe nuk e ka mësuar akoma gjuhën italiane. Nuk ka respekt as për shokët e skuadrës dhe as për shtetin ku po luan”, tha Pasquale Bruno në kritikën ndaj 5 herë “Topit të Artë”.