Tre të proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale në Durrës

Policia në Durrës ka proceduar penalisht tre persona, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës ndaluan 20-vjeçarin B. D.,  banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mashtrimi”.

Po ashtu, penalisht u procedua I. K., 55 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar nga policia në Manzë, duke transportuar dru të prera në mënyrë të paligjshme.

Kurse, policia në Krujë  ka proceduar penalisht babë e bir S. Ç., dhe A. Ç., banues në Larushk, Krujë, pasi i kanë pushtuar një sipërfaqe toke H. Ç.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Durrës

Bie në prangat e Policisë një 20-vjeçar i shpallur në kërkim.

Procedohen penalisht 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës ndaluan shtetasin B. D., 20 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mashtrimi”, pasi më datë 27.10.2020, në segmentin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip "Hyundai" pa leje drejtimi, është ndaluar për kontroll nga shërbimet e Policisë dhe i ka paraqitur atyre lejen e drejtimit të një shtetasi tjetër.

--

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë proceduan penalisht shtetasin I. K., 55 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë në Manzë, duke transportuar dru të prera në mënyrë të paligjshme.

--

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan penalisht shtetasit S. Ç., dhe A. Ç. (babë e bir), banues në Larushk, Krujë, pasi i kanë pushtuar një sipërfaqe toke shtetasit H. Ç.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.