Nëse Biden fiton, Senati do ia bëjë detyrën shumë të vështirë

Republikanët janë drejt rrugës për të mbajtur nën kontroll Senatin amerikan.

Kjo nënkupton se nëse Joe Biden do të fitojë Shtëpinë e Bardhë, ai do jetë një president joeficent që nga dita e parë.

Si lider i senatit, Mitch McConell do të kontrollojë atë që vjen për t’u votuar, një pozicion i rëndësishëm për të zmbrapsur axhendën e presidentit.

Çdo lëvizje e Biden, sidomos ato që kanë për objektiv gjykatat, kryesisht atë Supreme, do të zmbrapset.

Jo vetëm emërimet në gjyqësor, por Senati do të zmbrapsë edhe nismat për kujdesin shëndetësor apo ato për pagesat në universitete.

Demokratët kishin shpresuar që të merrnin një rezultat pozitiv në Senat, por republikanët arritën të ruajnë postet e tyre në disa zona kyçe.

Megjithatë, rezultati do duhet kohë që të mësohet përfundimisht.