FOTO-ja e frikshme që vjen nga Italia/ Autokolonat e ambulancave për pacientët me Covid-19…

Është publikuar pothuajse në të gjitha mediat italiane fotoja e mësipërme që përcjell një mesazh mjaft të rëndësishëm për vendasit.

Janë fotografuar përpara spitalit Mauritian në Torino një varg ambulancash, që të gjithë kolonë dhe me drita të ndezura.

“Një foto që të lë pa frymë, e destinuar të bëhet simbol dhe të mos shuhet nga sytë e shumë njerëzve”, shkruan La Reppublica.

Këto ambulanca ishin të angazhuara për transferimin e 10 pacientëve me Covid-19, të cilët janë dërguar nga spitali i Torinos në spitalin në Tortona, në zonën e Alessandria, i cili është vetëm për pacientët me Covid-19.

“Një imazh që shumë njerëz nuk do ta fshijnë nga sytë e tyre për muaj të tërë, si shenjë e ngarkesës së punës për të gjithë personelin shëndetësor, me ndërrime rraskapitëse dhe pritje pafund”, shkruan La Repubblica.