Ja çfarë do të ndiqni sot në 'Lule të vetmuara'

Mesude ndërron jetë teksa Ejlyl e përjeton plot dhimbje këtë moment.

Mes lotësh dhe të bërtiturash rrënqethëse Ejlyl nuk pranon ta largojnë nga e ëma e vdekur.

Songyl shkon të urojë Zehrën për shtatzëninë.

Pas ndarjes nga jeta të Mesudes, Gynej kupton sesa të rëndësishme janë nënat.

Ai shkon takon Selenin dhe e përqafon i përmalluar duke i thënë se pavarësisht gjithçkaje ai e do shumë.

Feride së bashku me vajzat dhe Serkanin i qëndrojnë pranë Ejlylit në këtë moment të vështirë që po kalon.

Ejlyl me një vështirësi të madhe arrin t’i tregojë Byshrës se nëna e tyre u nda nga jeta.

Xhemre dhe Meral kujtojnë gjithashtu me lot në sy vdekjen e nënave të tyre.

Ejlyl sheh për herë të fundit nënën e saj në morg./revistawho.com