Beteja/ Joe Biden ka nevojë vetëm për një shtet, por...

BILD

Pasi presidenti Donald Trump e shpalli veten fitues pas një nate të gjatë, 24 orë më vonë është e qartë: sfidanti i tij, Joe Biden ka një shans më të mirë- sepse i duhet vetëm një shtet që të fitojë.

Pas fitoreve në Miçigan dhe Uiskonsin, të cilat Trump i kishte fituar në vitin 2016, Biden ka nevojë për 17 vota elektorale për të arritur numrin e nevojshëm prej 270.

Gjendja aktuale është 253 me 213. Ja skenarët e mundshëm për Biden.

Në Pensilvani, me 20 vota elektorale: Që prej të mërkurës, avantazhi i madh i Trump me 650 mijë vota është mpakur në 160 mijë. Dhe trendi flet për Biden pasi nuk janë numëruar akoma 770 mijë voa, që janë kryesisht vota postare- ato janë kryesisht vota demokratësh.

Nëse Biden fiton Pensilvaninë, ai fiton presidencën. Për shkak se numri i madh i votave në këtë shtet e tejkalon Arizonën, Nevadën dhe Xhorxhian.

-Nevada me 6 vota dhe Arizona me 11 vota: Biden aktualisht udhëheq në të dy shtet. Teksa Fox Neës thotë se Biden ka fituar në Arizona, gara në Nevada është shumë e ngushtë, me 7600 vota dhe 25 përqind të votave akoma për t’u numëruar.

Por kjo do të thotë se nëse Biden i merr të dy këto shtete, do të bëhet president.

-Xhorxhia me 16 vota dhe Nevada ose Arizona: Edhe nëse sfidanti humb në Pensilvani dhe Nevada ose Arizona, ai mund të fitojë sërish. Për të bërë këtë, ai duhet të fitojë në shtetin tradicional republikan të Xhorxhias- ish-presidenti Bill Clinton fitoi për herë të fundit këtu në vitin 1992.

Shanset: Biden është mbrapa me 23 mijë vota- rreth 98 mijë vota janë të hapura, por ato janë në një bastion demokrat.

E thënë ndryshe: nëse ai mban Nevadan dhe Arizonan dhe fiton Xhoxhian, Biden do të jetë presidenti i ri.

Megjithatë, numërimi në Nevada do zgjasë deri të enjten në mbrëmje me orën evropiane, diçka e ngjashme mund të ndodhë në Arizona. Në Pensilvani, rezultati mund të mos mësohet deri të premten.