Elbasani tronditet nga shpërthimi, tjetër sulm ndaj të arratisurit nga drejtësia, Talo Çelës

Në orën 5 të mëngjesit të sotëm, fshati Katund i Ri në Elbasan është tronditur nga një shpërthim eksplozivi. 

Sulmi është bërë në shtëpinë e të arratisurit nga drejtësia, Tao Çelës. Por, shtëpia ka qënë e pabanuar prej kohësh ndaj aty janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ky sulm vjen pas një goditje tjetër që atentatorët i dhanë Tao Çelës disa muaj më parë, duke i vrarë vëllanë e tij, taksistin Bujar Çela.

Policia ka nisur hetimet për gjetjen e autorëve, të cilët duket se po e kërkojnë Çelës krahas saj. Tao Çela akuzohet për grabitje dhe vrasje.