Parashikimi/ Ja si do të jetë moti për ditën e enjte

Përshëndetje nga SH.M.U dhe më poshtë po ju njohim me parashikimin e motit për ditën në vijim!

Pas disa ditëve me mot të kthjellët dhe diell nesër pritet një përkeqësim i kushteve atmosferike për vendin tonë. Moti pritet të nis i vranët që në orët e para të 24-orëshit shoqëruar me reshje shiu të dobta lokale. Nga orët e mesditës deri ato të pasdites vranësirat në zonën e qendrës dhe atë të jugut do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme në formën e shtrëngatave dhe lokalisht stuhi afatshkurtër. Në zonën e veriut do të ketë edhe kthjellime ndërsa vranësirat duke nisur nga orët e mbrëmjes fillojnë të shpërbëhen dhe moti dotë jetë kryesisht i kthjellët.