Leipzig surpriza e ditës në Champions, gjermanët mposhtin PSG-në

RB Leipzig ka shfrytëzuar formën jo të mirë të PSG-së.

Skuadra gjermane ka mposhtur 2-1 francezët në ndeshjen e vlefshme për javën e 3-të në Champions Leagues.

Francezët e nisën më mirë takimin, duke kaluar në avantazh në minutën e 6’, me anë të Angel Di Marias. I njëjti, dhjetë minuta më vonë dështoi nga penalltia.

Vazhdimi i ndeshjes foli për RB Leipzig që përmbysi rezultatin. Christopher Nkunku fillimisht barazoi rezultatin në minutën e 42’, para se Emil Forsberg të shënonte golin e fitores në minutën e 57’.

Pas këtij triumfi, Leipzig renditet në vendin e dytë me 6 pikë të grumbulluara, kurse PSG-ja pozicionohet e treta me vetëm 3 pikë.

Të gjitha rezultatet e ditës së mërkurë në Champions League: