", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/November/04/auto_EmALIvZXUAE28r-jpg1604524830.jpg", "width": 900, "height": 630 } }

VIDEO/ ‘Ndalo numërimin’! Mbështetësit e Trump në protestë, kërkojnë të futen brenda në qendër

Mbështetës të Presidentit Donald Trump janë mbledhur për të protestuar para një qendre numërimit të votave në Detroid, duke kërkuar ndalimin e procesit të numërimit.

Protestuesit kërkojnë që të lejohen të futen brenda qendrës së numërimit në mënyrë që të vëzhgojnë vetë numërimin e votave, ndërsa brohorasin “ndalo numërimin”.

Zyrtarët e zgjedhjeve janë zotuar të numërojnë çdo votë të vlefshme të hedhur deri në ditën e zgjedhjeve në Michigan, ku Joe Biden ka kaluar përpara me një  rezultat të ngushtë ndaj Donald Trump.

“The Guardian” shkruan se skena në Detroit të kujton “trazirat e Brooks Brothers” të vitit 2000, që prishën numërimin e votave në Florida, ndërsa gara presidenciale e cila ishte shumë afër rezultatit përfundimtar, iu desh të shtyhej për disa javë.