Frikë në Itali, rrezikohet kolapsimi i spitaleve

Për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus, autoritetet në Itali vendosën masa të reja kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Kufizimi i lëvizjeve shkaktoi revoltim të qytetarëve, të cilët kundërshtuan vendimet me protesta që më pas u shoqëruan edhe me përplasje me policinë.

Por nga ana tjetër mjekët janë shprehur të frikësuar nga COVID-19, duke i kërkuar qeverisë të vendosë masa më të rrepta për të menaxhuar situatën.

Ata theksuan se i frikësohen një përkeqësimi të gjendjes në spitale dhe një mbingarkese me të pacientëve me COVID-19.

Për javë të tëra mjekët dhe shkencëtarët i kanë kërkuar qeverisë masa më të ashpra për shkak të rritjes së infeksioneve.

Shkalla e përditshme e infeksionit që nga 17 tetori është dyfishuar duke arritur në 28,244 raste, gjithashtu është rritur edhe numri i viktimave, ku u shënuan 353 humbje jete gjatë ditës së martë, shkruan abcnews.al.