'Mu duke si Greta Koçi'/ Ja si i përgjigjet Soni Malaj ndjekëses

Këngëtarja Soni Malaj i është rikthyer skenës në programin ‘Këngë moj’.

Së fundmi, në një postim të saj në Instagram, ajo ndau një video shkëputur nga ky program.

Mirëpo, një fanse e ka krahasuar atë me Greta Koçin, duke i shkruar “Për zotin mu duke si Greta Koçi”,

Ky koment tërhoqi vëmendjen e ndjekësve, por me sa duket nuk ka kaluar pa vëmendjen e këngëtares, dhe megjithëse nuk ka qenë aspak dashamirës, pasi komentuesja e ka shoqëruar me emoji duke qeshur, Soni nuk është ofenduar dhe e ka marrë me sportivitet.

“Për mua është një ngatërresë shumë e lezetshme sepse Greta Koçi është një vajzë dhe një artiste fantastike” ia ktheu Soni.