Skandal në Bolivi/ Festa e ‘baby shower’ kthehet në një seancë gjyqësore: Fëmija nuk është i imi

Ju prezantojmë me festën e ‘baby shower’ më të çuditshme në botë.

Një burrë në Bolivi i ka përplasur në fytyrë gruas,  provat se fëmija nuk është i tij, përpara të gjithë të ftuarve në baby shower-in e organizuar.

Burri kishte ftuar një avokat dhe zbuloi se e dinte që gruaja e tradhëtonte.

Ndërkohë që miqtë dhe njerëzit e dashur ishin mbledhur për të festuar, burri arriti ta kthente festën në një dramë-komedi.

Ndërkohë që burri mori mikrofonon, gruaja shtatzënë po priste që bashkëshorti ta prekte atë me një dedikim, por ai prezantoi mikun e tij avokat, i cili tregoi menjëherë provat se fëmija nuk është i tij.

Duket se kjo erdhi shumë e papritur për gruan, e cila u përpoq ta ndalonte por më kot, pasi burri zbuloi një tjetër fakt tronditës.

Sipas tij, babai i fëmijës është një mik i familjes.

Anëtarët e familjes u tërbuan dhe e sulmuan atë.

Për të parë ‘baby shower-in’ më të çuditshëm në botë, ndiqni videon e mëposhtme.