Biden rrëmben 11 votat elektorale të Arizonas, vështirësohet fitorja për Trump

Kandidati demokrat Joe Biden ka arritur të fitojë në shtetin e Arizonas duke rrëmbyer 11 vota elektorale dhe në këtë mënyrë vështirësohet ndjeshëm rizgjedhja e Trump.

Me Arizonën, Biden potencialisht mund të përballojë humbjen e Pensilvanisë dhe ende ka mundësi të fitojë zgjedhjet nëse mban Wisconsin dhe Michigan.

Përfaqësuesit e Republikanë në Arizona janë ndjerë të zhgënjyer me rezultatin e zgjedhjeve në këtë shtet ndërsa u ka vështirësuar rrugën në mënyrë të ndjeshme drejt fitores përfundimtare.

Sipas mediave amerikane ka ene shumë fletëvotime të hedhura me postë që presin të numërohen  në shtetet kryesore si Michigan, Pennsylvania dhe Wisconsin, dhe votuesit në ato shtete do të përcaktojnë fituesin e garës presidenciale