Plagosje me armë në Fier

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmë në Fier por që vetëm gjatë mëngjesit të sotshëm është bërë publike nga policia e shtetit.

Një person është plagosur me armë zjarri në Fier.

Ngjarja ka ndhur në lagjen "8 Shkurti", ku një 34-vjeçar është plagosur me armë zjarri në këmbë nga persona ende të paidentifikuar.

Ja njoftimi i policisë:

Fier

Më datë 03.11.2020, rreth orës 22:20, në Spitalin Rajonal Fier është paraqitur shtetasi M. M., 34 vjeç, banues në Fier, i dëmtuar lehtë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

Në lagjen "8 Shkurti", Fier, 34-vjeçari është plagosur me armë zjarri në këmbë nga persona ende të paidentifikuar.

Grupi hetimor vijon punën për  sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.