Zgjedhjet në SHBA/ Ja shtetet që ka fituar Trump dhe Biden

Zgjedhjet presidenciale në SHBA janë më të hapura se kurrë me Trump dhe Biden që garojnë me diferenca të vogla në përqindje.

Deri më tani Trump ka ‘blinduar’ Kentucky, Indianan, Karolinën Jugore teksa projeksionet tregojnë për një fitore të tij në Tennessee, Oklahoma, Mississippi dhe Alabama teksa në avantazh është dhe në Maine, Michigan e Missouri

Kurse Biden nga ana tjetër ka siguruar Virginian, Ilionoisin, Vermontin, Massachusetts dhe Connecticut kurse në avantazh duket nga projeksionet dhe në Pensilvani, Karolinën Veriore, Ohio, Kansas dhe Teksas.

Në Georgia dhe Florida ka një garë të fortë pasi rezultati përmbyset shpesh si dhe vazhdimisht është me diferenca të vogla, por momentalisht kryeson Trump.

Edhe në total me vota të përgjithshme Trump kryeson me vetëm 50% kurse Biden ka rreth 49%.