Kapet drogë rekord, kamioni me perime u ngarkua në Shqipëri

Një sasi e konsiderueshme marijuane, e cila po transportohej me një kamion të ngarkuar me perime, është ndaluar këtë pasdite në Malin e Zi.

Kamioni ishte ngarkuar me drogë në Shqipëri dhe po i drejtohej Gjermanisë.

Policia e Malit të Zi ka arrestuar ndërkohë drejtuesin e kamionit.

Mediat malezeze raportojnë se droga peshon deri në 2 ton.