Rakitic bën autokritikë: Njerëzit që më njohin e dinë që unë...

Ivan Rakitic vendosi të largohej këtë verë nga Barcelona pas gjashtë sezonesh. Kroati është kthyer te ish-klubi i tij, Sevilla. Në 9 ndeshje të zhvilluara në të gjitha kompeticionet, 32 vjeçari ka shënuar 1 gol me fanellën e klubit andaluzian. I pyetur në një konferencë shtyp, Rakitic dha një azhurnim mbi paraqitjet e tij në sezonin e ri.

 

“Njerëzit që më njohin e dinë që unë jam shumë kritik ndaj vetes. Unë e di që mund të bëj shumë më mirë dhe pas gjashtë viteve në Barcelonë e kuptoj futbollin në një mënyrë tjetër, kuptoj se çfarë duhet t'u jap dhe t'u ofroj shokëve të mi të skuadrës. Do jetë më mirë në ndeshjet e ardhshme. Edhe nëse nuk luajmë mirë, nëse ekipi fiton, është më e mira. Më e mira për ekipin, është më e mira për mua. Unë jetoj për Sevillian dhe për shokët e mi të skuadrës, " tha Rakitic.