Infektimet në rritje, Turqia mbyll lokalet

Evropa po përballet me valën e dytë të koronavirusit dhe vendet janë duke marrë masa të forta për përballimin e situatës.

Turqia ka njoftuar se do të mbyllen pas orës 22:00 një mori shërbimesh ndaj qytetarëve në sektorë që konsiderohen me rrezik të lartë për shpërndarjen e koronavirusit.

Presidenti Erdogan njoftoi se përveç shërbimit katering, do të mbyllen pas orës 22:00 të gjitha lokalet, restorantet, pishinat, hamamet, sallonet e bukurisë, kalçetot dhe kinematë.

Turqia pati një rritje të beftë të rasteve pozitive me koronavirus duke shënuar më shumë se 2 300 të tilla gjatë ditës së djeshme, ndërsa numri i të vdekurve arriti në 76 brenda ditës.