Familjarët e Kujtim Fejzulit: Kohët e fundit ka shfaqur agresivitet

I lindur dhe rritur në Austri, sulmuesi i vrarë në Vjenë, Kujtim Fejzuli është me prejardhje nga Çellopeku i Tetovës.

Në lidhje me sulmin tragjik, familjarët e Kujtimit nuk kanë dashur të flasin para kamerave, por kanë rrëfyer se kohëve të fundit, ai ka shfaqur agresivitet dhe ka qenë i veçuar nga familjarët e tij.

Në deklaratën e tyre, familjarët thane se Kujtimi ka ardhur shpesh në fshatin Çellopek gjatë pushimeve verore dhe dimërore.