Pandemia COVID-19/ ‘Po vdesin infermiere sa në Luftën e Parë Botërore’

Deri më sot, në të gjithë botën janë prekur nga Covid-19 mbi 47 milionë persona.

Ndërkohë që viktimat numërohen mbi 1 milion e 200 mijë.

Sipas Këshillit Ndërkombëtar të Infermiereve, mes tyre janë dhe 1500 infermiere që kanë humbur jetën në 44 shtete të ndryshme.

Një shifër e tillë do të thotë se gjatë kësaj periudhe kanë vdekur po aq infermiere sa në Luftën e Parë Botërore.

Drejtori i Këshillit, Howard Catton, është shprehur: “Është e tmerrshme që gjatë kësaj pandemie kanë vdekur po aq infermiere sa në Luftën e Parë Botërore. Kemi kërkuar që në muajin maj të dhëna për infektimet dhe vdekjet e personelit të spitaleve dhe është skandal që ende nuk po bëhet asgjë për këtë. Nuk kemi informacion fare nga shumë vende të botës”.