Rekord të infektuarish në Greqi/ Humbin jetën 13 persona me Covid-19

Rastet e reja me Covid-19 po rriten dita e ditës në Greqi, ku gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar një rekord të ri.

Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar pozitiv me Covid 2 166 raste të reja dhe 13 persona kanë humbur jetën.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 44 246 mes të cilëve kanë humbur jetën 655 persona.

Gjithashtu është rritur numri i pacientëve të intubuar, në raportin e fundit konfirmohet se pacientë në gjendje të rëndë në spitale janë 169.