Barcelona, trashëgimtari i Suarez vjen nga Benfica

Nga një sulmues uruguajan te tjetri. Barcelona është ende në kërkim të trashëgimtarit të Luis Suarez , i cili iu bashkua Atletico Madrid gjatë merkatos së fundit.

Sipas raportimeve nga “ESPN”, klubi blaugran ka nisur kontaktet me Benfica-n për shëbimet e talentit 21 vjeçar, Darëin Nunez. Sipas medias në fjalë, Koeman i ka dhënë “ok” drejtuesve të klubit blaugran për transferimin e sulmuesit uruguaian.

Nunez po shkëlqen  këtë sezon me fanellën e Benfica-s , ku në tetë ndeshje të zhvilluara ka shënuar katër gola dhe ka dhënë pesë asistime.