FOTO/ Makina ‘fluturon’ në ajër drejtuesin e biçikletës, pamje të të aksidentuarit në rrugë
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të pasdites në qytetin e Elbasanit. Një drejtues biçiklete që po tentonte të kalonte rrugën është përplasur dhunshëm nga një automjet në lëvizje dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë. Aksidenti mësohet se ka ndodhur në fshatin Katund i Ri, në segmentin Elbasan-Ish-Kombinati Metalurgjik.
Nga fotot e siguruara nga Balkanëeb në vendngjarje, përsoni duke i vetëdijshëm por në gjendje të rëndë për jetën.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, automjeti e përplasi dhunshëm drejtuesin e biçikletës duke e ‘fluturuar’ dy metra në ajër.
Ai është transportuar në spital në gjendje të rëndë.
Ndërkohë që nuk mësohet identiteti i tij.