FOTO/ Ky është Kujtim Fejzullahu, terroristi shqiptar i Vjenës

Ka dalë dhe fotoja e shqiptari Kujtim Fejzullahu, 20 vjeçari me origjinë nga Tetova që është një nga terroristët që tronditën mbrëmë jo vetëm Vjenën dhe Austrinë, por gjithë Europën.

Shqiptari, i radikalizuar më herët kishte qenë i dënuar më parë me disa muaj burg, pasi donte që ti bashkohej ISIS në Siri.

Ai ishte dënuar me 22 muaj burg në prill të vitit të shkuar pasi kishte tentuar të udhëtonte drejt Sirisë. Fejzulai u lirua në dhjetor të vitit të shkuar.

Ministria e Brendshme tha se Fejzulai kishte postuar një foto në Instagram përpara sulmit. Ai mbante dy armë që mendohet se janë përdorur gjatë sulmit.

20-vjeçari kishte shpallur besnikërinë e tij ndaj Shtetit Islamik. Ai hapi zjarr në gjashtë pika të ndryshme. Katër civile u vranë gjatë sulmit.

Policia po kërkon për bashkëpunëtorët e terroristit.