Grabitje spektakolare në Milano, autorët ‘avullojnë’ nga kanalizimet e ujërave të zeza

Një grabitje spektakolare ka ndodhur mëngjesin e sotme në një bankë në Milano.

Ngjarja ka ndodhur në filialin e bankës Credit Agricole në Piazza Ascoli.

Sipas hetuesve grabitësit hynë përmes një vrime të hapur nga një ndërtesë ngjitur, pasi u futën në ambientin e bankës ata morën peng një punëtor dhe nën kërcënimin e armës kërkuan të gjitha paratë që ndodheshin aty.

Dyshohet se numri I grabitësve ishte 6 persona dhe akoma nuk është bërë e ditur sasia e parave të marra.

“Gjatë kohës kur po largoheshin ata gjuajtën disa herë në ajër dhe u futën në kanalizimet e ujërave të zeza,” thanë dëshmitarët në vendin e ngjarjes.

Policia Italiane ka rrethuar të gjithë perimetrin e sigurisë dhe po kryen kontrolle për të lokalizuar autorët e krimit.