Ish legjenda e Manchester United arrestohet për sulmin ndaj partneres së tij

 Ish legjenda e Manchester United dhe trajneri aktual i Uellsit Ryan Giggs është arrestuar nga autoritetet angleze pasi ka dyshime që ai ka ushtruar dhunë ndaj partneres së tij Kate Graville.

Sipas ‘The Sun’ të dielën (1/11) policia ka arrestuar Giggs në Worsley, afër Manchesterit.

 Nga sa mësohet nga tabloidi anglez, policia ka ndërhyrë rreth orës 22.00 pas një telefonate nga fqinjët të cilët do të kishin dëgjuar britma të që vinin nga shtëpia e ish-futbollistit të njohur.

“Policia u thirr në të dielën në 10.05 pasdite për të raportuar një shqetësim. Një grua në të 30-at e saj pësoi dëmtime të lehta, por nuk kërkoi asnjë trajtim“, tha një zëdhënës i policisë.

Ndërkohë, një person afër trajnerit britanik dha versionin e tij për The Mirror.

“Giggs mohon të gjitha akuzat për sulm të kryer ndaj të dashurës së tij. Ai po bashkëpunon me policinë dhe do të vazhdojë t’i ndihmojë ata në hetimet e tyre në vazhdim“.