Arrestime në Durrës për vjedhje e armëmbajtje pa leje, kapet edhe i shpalluri në kërkim

Dy persona në Durrës janë arrestuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu është ndaluar një person i shpallur në kërkim.

Njoftohet se specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve kanë ndaluar D. C., 33 vjeç, banues në Durrës, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në vitin 2019 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Vjedhja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

33-vjeçari është shpallur në kërkim si autor i dyshuar për një vjedhje të ndodhur në lagjen nr. 13, në Durrës, në vitin 2018.

Ja njoftimi i plotë:

Durrës

Ndalohet një 33-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar. 

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin:

D. C., 33 vjeç, banues në Durrës, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në vitin 2019 i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Vjedhja" dhe "Armëmbajtja pa leje". 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim si autor i dyshuar për një vjedhje të ndodhur në lagjen nr. 13, në Durrës, në vitin 2018. Pas kësaj ngjarjeje, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga shtetasi D. C., kanë gjetur sendet e vjedhura, një sasi lëndë narkotike dhe municion luftarak.

--

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur pompën e ujit në një pallat në lagjen nr. 13, Durrës. Gjithashtu dyshohet si autor i vjedhjes së tre pompave të ujit në banesën e shtetasit A. M., më datë 27.05.2020.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin L. K., 37 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin tip "Ford" në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.