Maradona shtrohet në spital

Legjenda e Argjentinës, Diego Armando Maradona, është shtruar në spital në La Plata.

Mediat argjentinase raportuan se 60-vjeçari u dërgua në spital për shkak se ishte infektuar me Koronavirus.

Megjithatë, kjo është hedhur poshtë nga një zëdhënës i tij, i cili ka thënë se dërgimi i tij në spital nuk ka të bëjë me COVID-19 apo ndonjë sëmundje tjetër.

Ish-ylli i Boca Juniors, Barcelonës dhe Napolit ka vuajtur prej kohësh nga varësia e drogës, alkoolit dhe mbipesha.

Vitin e kaluar, pasi ai iu nënshtrua një operacioni urgjent për të riparuar një hernie që shkaktoi gjakderdhje të brendshme në stomakun e tij, vajza e tij ,Giannina, tha se babai i saj ishte "duke vdekur nga brenda dhe nuk e kupton atë".

Pas lajmit të shtrimit në spital të “El Pibe de Oro”, Andres Cantor i “Telemundo” shkroi në “Twitter se Maradona nuk kishte pësuar një goditje në tru, siç kishin spekuluar disa, por që çështja e tij ishte "për shkak të problemeve të tij me alkoolin".

“Diego Maradona nuk pësoi një goditje në tru. Ai u shtrua në spital me rekomandim të mjekut të tij personal për ta stabilizuar atë për shkak të problemeve të tij me alkoolin, gjendjen e tij emocionale dhe të gjitha çështjet e tij shëndetësore që po e komplikojnë mirëqenien e tij. Ai do të qëndrojë në spital 3-5 ditë”, sqaron Andres Cantor në “Twitter”.