Shpërthim tritoli në oborrin e një banese, policia jep detajet e para

Një sasi e vogël lëndë plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në oborrin e një banese në lagjen nr.14 në Durrës.

Sipas policisë nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Më datë 02.11.2020, rreth orës 21:30, në lagjen nr.14, Durrës, në rrethimin e oborrit të shtëpisë së shtetasit S. H., 36 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, nga e cila nuk ka as të lënduar dhe as dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.