SYRI TV siguron VIDEOT/ Momenti kur autori i masakrës në Vienë përplaset me armë me policinë, raportohen 7 viktima

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar gjatë mbrëmjes pranë një sinagoge në kryeqytetin austriak, Vienë.

Deri tani raportohet për 7 viktima dhe shumë të plagosur.

Nga pamjet filmike të siguruara nga SYRI TV shikohet edhe një nga autorët e masakrës së ndodhur në Vienë

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka rrethuar perimetrin e sinagogës dhe herë pas here i bën thirrje qytetarëve të largohen nga vendi.

Kjo kërkesë vjen pasi policia po i përgjigjet një incidenti të madh në qendër të qytetit.

Ende nuk dihet asgjë e saktë mbi atë çfarë ka ndodhur, por policia tha se të gjitha forcat në dispozicion janë vendosur në zonë.