", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/November/02/auto_New_Project_-_2020-11-02T145551.3641604325172.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

Neymar bie pre e një shakaje të frikshme, reagimi i tij do ju shkrijë së qeshuri

Sulmuesi i PSG-së, Neymar Jr, ka rënë pre e një shakaje të frikshme Halloween-i. Ishte miku i tij i ngushtë, i cili e frikësoi për vdekje brazilianin që po luante online një lojë me disa shokë të tjerë.

28-vjeçari këtë vit zgjodhi të mos vishte asnjë kostum për festën e frikshme, por kishte zbukuruar të gjithë dhomën e tij me objekte Halloween-i.

Gjatë kohës kur ai po luante, miku i tij që kishte veshur një maskë i afrohet dhe kur Neymar e pikas atë, çohet i frikësuar.

Ndërkohë sulmuesi vazhdon të jetë i dëmtuar dhe me shumë mundësi nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Tuchel në ndeshjen e Champions League kundër RB Leipzig.