", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/November/02/auto_ava-max-ayntk1604324641.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

Ava Max ka një pyetje për ndjekësit

Ava Max, ka bërë një pyetje përmes Instagramit.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, momentalisht është duke shijuar suksese të mëdha në fushën e muzikës, ndërsa vëmendjen më të madhe e merr stili i saj i çuditshëm i flokëve.

Muajin e kaluar ajo hodhi në treg albumin e parë, me titull “Heaven and Hell”.

Ava, në llogarinë zyrtare të Instagramit publikoi disa imazhe mjaft provokuese për festën e “Halloween” por duket se vëmendjen e morën më shumë flokët e zeza.

Këngëtarja mori shumë komplimente për pamjen dhe si duket se kjo i bëri përshtypje edhe artistes, pasi pak orë pasi publikoi imazhet, ajo kishte një pyetje për fansat.

“A duhet t`i lyej flokët e zeza?”, Ava parashtroi pyetjen për të gjithë, ndonëse nuk ka publikuar ndonjë përgjigje, mbetet të presim për ndonjë risi në stilin e saj.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

When night falls you’ll hear the cat woman call ????????

A post shared by AVA MAX (@avamax) on