Sukses pas suksesi/ Rita Ora numëroi sot 2 miliardë klikime në YouTube

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka arritur ditën e stome 2 miliardë klikime në Youtube.

Duket se Rita Ora edhe këtë vit do ta përmbyllë  në mënyrë të suksesshme.

Edhe pse këtë vit  ajo nuk ka qenë mjaft aktive në skenën muzikore për shkak të pandemisë, ka arritur të mbledh 2 miliardë klikime në kanalin e saj në Youtube.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Rita, teksa ka ndarë një foto me djekësit në InstaStory.