Prej vitesh në sherr/ A jeni gati t’i shihni Taynën dhe Rinën në një bashkëpunim?

Rina Balaj, reperja nga Kosova, së fundmi ishte ftuar në ‘Shiko kush luan’ ku dha detaje nga jeta e saj personale dhe profesionale.

E vënë përballë lojës ‘paintball’ ku ka pasur mundësinë të “qëllojë” të gjithë emrat që e kanë shënjestruar në këtë lojë, Rina ka vendosur të pohojë se mund të bëjë paqe me të gjithë.

Të gjithë jemi në dijeni të marrëdhënieve aspak të mira të reperes me reperen tjetër nga Kosova, Tayna.

Por Rina arriti t’i habisë të gjithe kur u pyet nëse mund të ndodhte një bashkëpunim me Taynën, dhe ajo nuk e përjashtoi si mundësi.

Ky veprim i Rinës i konfuzoi të gjithë.