Në rrugën e tyre drejt BE, kapen 4 sirianë në Shengjin tentuan të hynin në një anije mallrash

Katër emigrant sirianë janë kapur në flagrancë nga policia në Portin e Shëngjinit.

Sipas informacioneve, sirianët kishin tentuar të ngjiteshin në një anije mallrash që po shkarkohej në port, ku edhe kishin hyrë gjatë natës. Ata janë pikasur nga rojet e sigurisë së portit, të cilët kanë njoftuar policinë.

Ende nuk dihet se si kanë mbërritur aty katër sirianët, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.