Aktorja e njohur meksikane tregon arsyen pse ka refuzuar shumë role kryesore

Besoj të gjithëve ju kujtohet televonela “Mes dashurisë dhe urrejtjes” me dy personazhet Ana Christina dhe Oktavio.  

Susana Gonzales që luante Ana Christinën, është një nga aktoret më të njohura sot për sot në Meksikë.

Me rolin e saj të Renata Cantu (një grua që vuan nga skizofrenia) në “En Imperio de mentiras” fitoi zemrat e publikut.

Në një intervistë për “TV y Novelas”, Susana ka folur për rolin e saj mjaft të pëlqyer, atë të Renata-s.

E pyetur çfarë lloj sfide ka paraqitur Renata Cantú, ajo shprehet se nuk e sheh si sfidë por si diçka që e bën shumë kurioze.

“Renata ka skizofreni, ajo filloi në moshën 14 vjeç, kështu që kjo më ka interesuar shumë që kur kam pranuar rolin. Nuk e dija nëse do të arrija të qëndroja brenda rolit, por fillova ta doja. Mendoj se kjo është ajo që duhet të bëjmë që të jemi në gjendje të heqim stigmatën, është se shumë prej njerëzve më pyesin se çfarë karakteri po bëj dhe kur flas me ta për gjendjen mendore dhe them fjalën skizofreni ata më thonë: "Atëherë është e keqja". Dhe e dini? Zemra më dhemb sepse duket e padrejtë që një person në një gjendje të tillë që i bën ata të vuajnë duhet të klasifikohet si i tillë.

Më tej, Susana tha se përmes rolit të saj, ajo përfaqësoj një person që jeton, vuan, por që gjithashtu ka dëshira, që dëshiron të dashurohet, kërkon të krijojë një familje, kështu që unë nuk e shoh atë si një sëmundje, por kam vetëm dashuri ndaj saj.

47 vjeçarja tha se ka refuzuar shumë role kryesore, pasi nuk e ka gjetur veten brenda personazheve që i është kërkuar të luaj.

“Ka raste kur ata më duan për një rol kryesor dhe unë duhet ta refuzoj propozimin sepse nuk mund ta imagjinoj veten atje. Kohët e fundit, më ndodhi me një rol që të gjithë më thanë se ishte roli i jetës sime, por unë nuk mund të bëja dot, edhe sikur të më ofronin ar, nuk e ndjeva, nuk u lidha dhe duhej të thosha se jo. Nga ana tjetër, ka personazhe që më bëjnë të ndihem si gruaja më e lumtur, prandaj them se është çështje energjie.”/Marrë nga TV y Novelas/ Përshtati: K.H/Syri.net/