Basha: Shqiptarët po marrin kredi për të paguar ilaçet anti-Covid

Gjatë një takimi masiv me studentët të organizuar në Qytetin Studenti, kreu i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se qeveria i ka braktisur shqiptarët në këto kohëra të vështira.

Basha është shprehur se shqiptarët po marrin kredi për të paguar mjekimet anti-Covid.

Duke folur për mësimin online, Basha i shpreh se studentët ishin përgatitur për të nisur shkollën në mënyrë të rregullt, por në mënyrë të befasishme, pa asnjë njoftim kjo gjë ndryshoi.

‘Studentët kanë paguar qiratë e shtëpive, kanë lënë punën në qytetet e tyre për të ardhur në shkollë.

Kujtohen 3 ditë para, ndërkohë studentët kanë bërë shpenzime për të qëndruar në Tiranë.

Vendimi për të kaluar mësimin online, i pabesë dhe me pasoja të mëdha për studentët.

Qeveria t'u shpërndajë tablete familjeve për të lehtësuar procesin mësimor online.

Studentët shqiptarë, jo të varfër por të vjedhur.

Kam 5 javë që bëj thirrje për subvencionimin e tabletëve për mësimin në distancë

Kjo pandemi vetë sa i hoqi maskën kësaj qeverie.

Rrugëdalja është të kthehen taksat tek qytetarët, jo tek inceneratorët.

Basha: Na duhet sot që të gjithë kapacitetet t'i vëmë funksion në luftën ndaj pandemisë

Vizioni ynë për shëndetësinë, shtim i stafit mjekësor dhe ndihmës për shërbim shëndetësor në kohë dhe cilësor.

Qeveria duhet të pajisje me mjete mbrojtëse të gjithë mjekët dhe infermierët.

Qeveria duhet të mbulojë paketën e ilaçeve anti-Covid.

Qytetarët po marrin kredi për të paguar ilaçet e kurës anti Covid

Qeveria duhet të blejë tamponët, të testojë dhe të mbulojë ilaçet për të sëmurët.

Të gjithë spitalet publike dhe shumica e klinikave private në kolaps nga keqmenaxhimi i pandemisë’, tha ndër të tjera Basha gjatë takimit me studentët.