Takim masiv me studentë/ Befasi gjatë vizitës së Bashës në QS

Sot duhej të kishte nisur viti i ri akademik, por qeveria shpalli se nuk do ketë mësim në auditore. Vendimi ka revoltuar studentët, që u hodhën në një protestë.

Ndërkohë, në Qytetin Studenti ka mbërritur kreu i opozitës, Lulzim Basha për një bashkëbisedim me studentët.

Ai tha se ishte ftuar nga një grup studentësh nga Universiteti i Mjekësisë.

Por aty është përballur me një befasi: qindra studentë i janë bashkuar takimit, duke pyetur zotin Basha për situatën e krijuar.

Studentët u ankuan se kanë mbetur në mes të katër rrugëve, ndërsa sheshi vetëm mbushej me të rinjtë që e kanë sërish hallin e madh me qeverinë e Edi Ramës.